• e enjte, 16 prill 2026

KE: Mbi 27.000 personave u është refuzuar hyrja në BE përmes sistemit të ri për kontroll kufitar

KE: Mbi 27.000 personave u është refuzuar hyrja në BE përmes sistemit të ri për kontroll kufitar

Bruksel, 10 prill 2026 (MIA) – Nga fillimi i vendosjes në etapa të sistemit të ri për kontroll kufitar në Bashkimin Evropian vitin e kaluar në tetor, mbi 27.000 personave u është refuzuar hyrja në bllok, njoftoi sot Komisioni Evropian. Në mesin e personave të cilëve u është ndaluar hyrja, rreth 700 përfaqësonin kërcënim të drejtpërdrejt për sigurinë. 

"Mbi 52 milionë hyrje dhe dalje janë regjistruar që nga fillimi i zbatimit. Komisioni mirëpret vendosjen e plotë të këtij sistemi të ri të hyrjeve dhe daljeve në BE(EES)", thuhet në kumtesë. Falë kontrolleve të reja të automatizuara, regjistrimi i një udhëtari zgjat mesatarisht 70 sekonda, duke e përshpejtuar ndjeshëm procedurën.

Sistemi i zëvendëson vulat me dorë dhe mundëson evidencë të të dhënave personale dhe biometrike, me qëllim ndjekje më të lehtë të zgjatjes së qëndrimit. Rregullat e reja kanë të bëjnë me shtetas të vendeve të tjera të cilat nuk janë anëtare të BE-së ose të zonës Shengen (Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra), ndërsa zbatohen për qëndrim afatshkurtër deri 90 ditë. 

Edhe pse në fillim të vitit sektori për transport ajror shprehu pakënaqësi për shkak të shtyrjes, KE-ja sot konfirmoi se sistemi është zbatuar me sukses në të gjitha vendkalimet kufitare në kufijtë e jashtëm të BE-së. fc/

Foto: Arkivi i EPA-s

QËNDRONI TË LIDHUR