• e hënë, 23 mars 2026

KB-ja filloi hetim për sulmin ndaj shkollës për vajza në Iran

KB-ja filloi hetim për sulmin ndaj shkollës për vajza në Iran

Gjenevë, 17 mars 2026 (MIA) – KB-ja filloi hetim për sulmin vdekjeprurës ndaj një shkolle fillore iraniane për vajza në ditën e parë të sulmeve amerikane – izraelite ndaj këtij vendi, deklaroi sot një nga hetuesit. 

Sulmi ndaj shkollës Shaxhareh Tajebeh ishte kryer me dy raketa dhe në të ishin vrarë 169 fëmijë, kryesisht vajza, njoftuan përfaqësuesit iranianë. 

Mediat britanike më 5 mars njoftuan se hetuesit ushtarakë amerikanë besojnë se këtë e kanë kryer forcat amerikane, por hetimi i Pentagonit ende po vijon. 

“Ne jemi në fazën e hershme të hetimit”, deklaroi në konferencën për media në Gjenevë, Maks du Plesis, anëtar i misionit të KB-së për përcaktimin e fakteve për luftën në Iran. 

Nëse konfirmohet se është fajtore ushtria amerikane, ai do të jetë një nga incidentet me më së shumti viktima civile në dekadat e sulmeve amerikane në Lindjen e Mesme. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR