Katër punëtorë kanë humbur jetën gjatë shembjes së një konstruksioni ndërtese në Vjenë
- Të paktën katër punëtorë kanë humbur jetën, ndërsa një është lënduar rëndë kur një konstruksion ndërtese u shemb në një kantier ndërtimi në qendër të Vjenës, konfirmuan sot shërbimet lokale të zjarrfikësve pas një operacioni të gjerë shpëtimi.
- Post By Melahat Baftija
- 21:44, 17 mars, 2026
Vjenë, 17 mars 2026 (MIA) - Të paktën katër punëtorë kanë humbur jetën, ndërsa një është lënduar rëndë kur një konstruksion ndërtese u shemb në një kantier ndërtimi në qendër të Vjenës, konfirmuan sot shërbimet lokale të zjarrfikësve pas një operacioni të gjerë shpëtimi.
Fatkeqësia ka ndodhur në lagjen Alsergrund të Vjenës, pranë qendrës së qytetit, ndërsa punëtorët po kryenin punime betoni në oborrin e brendshëm të një ndërtese. Sipas një zëdhënësi të departamentit të zjarrfikësve, viktimat u bllokuan nën skela, kallëpe druri dhe një sasi të madhe betoni të lëngshëm.
Në operacionin e shpëtimit morën pjesë 120 zjarrfikës, të cilët i nxorën viktimat duke përdorur vinç dhe duart e tyre.
Autoritetet kanë nisur një hetim për rastin dhe në veçanti për atë që çoi në shembjen e konstruksionit. mb/
Foto: DPA