• e enjte, 16 prill 2026

Kallas: Ukraina nuk duhet të bëjë lëshime territoriale në favor të Rusisë

Kallas: Ukraina nuk duhet të bëjë lëshime territoriale në favor të Rusisë

Paris, 26 mars 2026 (MIA) - Bashkimi Evropian është i shqetësuar për shkak presionit të SHBA-së ndaj Ukrainës që të bëjë koncesione territoriale në negociatat me Rusinë, deklaroi sot përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas. 

"Kjo padyshim është një qasje e gabuar. Kjo i përshtatet manualit rus të negociatave – ata duan diçka që kurrë nuk ka qenë e tyre, dhe për këtë arsye ne sinjalizojmë se kjo është një kurth në të cilin nuk duhet të biem", theksoi Kallas në margjinat e takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të G7 në Francë.

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, në një intervistë për Rojters, theksoi se SHBA-ja kushtëzon ofertën për garanci sigurie me tërheqjen e forcave ukrainase nga Donbasi.

"Amerikanët janë të gatshëm t’i finalizojnë këto garanci në nivel të lartë kur Ukraina të jetë e gatshme të tërhiqet nga Donbasi", theksoi Zelenski, duke shtuar se tërheqja e forcave ukrainase nga Donbasi do të rrezikonte sigurinë e Ukrainës dhe kështu të Evropës, pasi do t’i lëshonte Rusisë pozicione të forta mbrojtëse në rajon. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR