• e hënë, 02 shkurt 2026

Këshill i punëve të jashtme të BE-së kushtuar Ukrainës, Lindjes së Mesme dhe RD të Kongos

Këshill i punëve të jashtme të BE-së kushtuar Ukrainës, Lindjes së Mesme dhe RD të Kongos

Bruksel, 29 janar 2026 (MIA) - Zhvillimi më i ri i ngjarjeve të lidhura me agresionin rus ndaj Ukrainës dhe situata në Lindjen e Mesme dhe rajonin e liqeneve të mëdha afrikane do të jenë temat kryesore të mbledhjes së sotme të Këshillit për punë të jashtme të BE-së.

Këshilli, me të cilin do të kryesojë përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikën e sigurisë Kaja Kalas, do të fillojë me një diskutim joformal të shefave të diplomacive për perspektivat e politikës së jashtme për vitin 2026.

Pastaj Këshilli do t'i shqyrtojë ngjarjet më të reja të lidhura me agresionin ushtarak rus ndaj Ukrainës. Në fillim të debatit të ministrave evropian përmes lidhjes me videokonferendën do t'u drejtohet homologu i tyre ukrainas Andrij Sibiha.

Është parashikuar diskutimi të fokusohet në negociatat rrjedhëse paqësore, mbështetjen evropiane për Ukrainën dhe për përforcimin e mëtejshëm të shtypjes ndaj Rusisë.

Në vazhdim Këshilli do ta shqyrtojë situatën në Lindjen e Mesme në dritën e ngjarjeve më të reja, me kthesë të veçantë në ngjarjet në Iran dhe Siri, pastaj do të vijojë shkëmbimi i mendimeve për gjendjen në rajonin afrikan të liqeneve të mëdha, me fokus në përshkallëzimin e dhunës në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos.

Gjatë drekës së punës, ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së do të mbajnë shkëmbim joformal të mendimeve me komisarin e lartë të KB-së për të drejtat e njeriut Folker Turk.

Pas takimit të Këshillit për punë të jashtme do të vijojë mbledhja e Këshillit për asociacion të BE-së dhe Marokos. sa/

Foto: MIA Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR