Kërcënimi nga Kina për Grenlandën është mit, thotë Pekini
- Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës deklaroi sot se i ashtuquajturi kërcënim nga Kina nuk ekziston, krejt kjo si një përgjigje e deklaratës së NATO-s se negociatat me SHBA-në për Grenlandën kanë për qëllim të sigurojnë që Rusia dhe Kina të mos kenë kurrë qasje në ishullin e Arktikut.
- Post By Fami Bajrami
- 12:07, 22 janar, 2026
Pekin, 22 janar 2026 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës deklaroi sot se i ashtuquajturi kërcënim nga Kina nuk ekziston, krejt kjo si një përgjigje e deklaratës së NATO-s se negociatat me SHBA-në për Grenlandën kanë për qëllim të sigurojnë që Rusia dhe Kina të mos kenë kurrë qasje në ishullin e Arktikut.
"Kina kundërshton praktikën e krijimit të diçkaje nga asgjëja dhe të përdoret Kina si justifikim për përfitim egoist", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Guo Xhijakun në një konferencë shtypi me sa duket duke iu referuar qëllimit të presidentit të SHBA-së, Donald Tramp për të vendosur kontroll mbi Grenlandën.
"Na duhet Grenlanda për sigurinë tonë kombëtare. Nëse shikoni Grenlandën, do të shihni anije ruse dhe kineze përgjatë bregdetit. Na duhet për sigurinë kombëtare. Duhet ta kemi", tha Trampi në fund të vitit të kaluar.
Foto: EPA