• e enjte, 16 prill 2026

Jovevski: Nënshkrimi i marrëveshjeve kolektive në sektorin publik paraqet momentum historik, Maqedonia lider rajonal në këtë negociim sindikalist

Jovevski: Nënshkrimi i marrëveshjeve kolektive në sektorin publik paraqet momentum historik, Maqedonia lider rajonal në këtë negociim sindikalist

 Shkup, 3 Prill 2026 (MIA) - Profesori i së drejtës së punës, Llazar Jovevski, vlerëson se nënshkrimi i 60 marrëveshjeve kolektive individuale me institucione të sektorit publik dhe shtetëror përbën një moment historik në këtë fushë, sepse, siç thekson ai, veçantia qëndron në faktin se në këtë mënyrë trajtohen shumë më thellë çështje të caktuara që lidhen dhe janë të rëndësishme për vetë të punësuarit. Në këtë mënyrë, thotë ai, krijohet një gamë e gjerë e të drejtave të përmirësuara që vlejnë për të gjithë punonjësit, ndërsa kulmi i të gjithë procesit është rritja e pagave, e cila për rreth dy vite pritet të arrijë rreth 42 - 43 për %. Sipas tij, kjo është diçka që nuk ka ndodhur më parë në këtë formë në Maqedoni, nisur nga pavarësia e deri më sot.

Ajo që veçanërisht e gëzon, thotë Jovevski në intervistë për TV Njuzmaks, është fakti që kësaj çështjeje i qaset në mënyrë sistematike dhe që kështu lihet hapësirë për rritje të pagave edhe në të ardhmen, e jo vetëm në mënyrë të njëhershme. Kështuqë, potencon profesori Jovevski, kjo është një qasje më ndryshe dhe tregon se Maqedonia tashmë është lider rajonal në negociatat kolektive në sektorin publik

 Ai thekson se shikuar edhe nga aspekti teoriko – juridik, jo vetëm nga ai praktik, por edhe nga aspekti shkencor, vërehen hapa të qartë, shihet vizioni, si dhe plani, strategjia, metodologjia dhe mënyra për arritjen e qëllimeve të caktuara. Sipas tij, këto marrëveshje që i ka realizuar Qeveria duhet të jenë një inkurajim edhe për sektorin e biznesit që të zhvillojë dialog me sindikatat dhe të gjejë mënyra për zgjidhjen e çështjeve në këtë sektor.

 

"Unë zakonisht nuk përdor fjalë të mëdha, por si profesor i së drejtës së punës ndihem i lumtur që jam dëshmitar i një momenti historik në këtë fushë, ku i gjithë sektori publik, përkatësisht të gjithë nëpunësit administrativë dhe shtetërorë, janë përfshirë me marrëveshje kolektive dhe atë jo çfarëdo marrëveshjesh, por të një niveli të ri dhe më të avancuar",   thotë profesori.

Jovevski sqaron se më parë ka pasur marrëveshje kolektive të përgjithshme ose sektoriale për sektorin publik, por tani kemi një momentum të ri, një decentralizim të negociatave kolektive në nivel të të gjithë sektorit publik, ku çdo institucion në shtet lidh marrëveshje kolektive individuale.

"Kjo nënkupton marrëveshje në nivel të punëdhënësit, përkatësisht në nivel të vetë institucionit, organit përkatës, apo ministries. Nga njëra anë është ministri, drejtori, udhëheqësi, varësisht nga organizimi i brendshëm i vetë institucionit, ndërsa nga ana tjetër anë është sindikata apo sindikatat, nëse janë më shumë sosh. Cili është thelbi dhe cili është specifikimi i këtij negocimi në këtë nivel? Specifika është se në këtë mënyrë, në fakt, depërtohet shumë më thellë në çështje të caktuara që janë të lidhura dhe të rëndësishme për vetë të punësuarit, për vetë nëpunësit administrativë. Përveç çështjes së pagave, e cila gjithsesi është çështje themelore dhe kyçe për çdo të punësuar, përfshirë edhe nëpunësit administrativë, trajtohen edhe çështje që lidhen me pushimet vjetore, mungesat, sigurinë dhe shëndetin në punë, mënyrën e shfrytëzimit të pushimit vjetor, si dhe orarin e punës. Orari i punës bëhet më fleksibël, hapet një mundësi e re për të punësuarit, e cila, sipas mendimit tim, është pritur veçanërisht mirë nga sindikatat", thotë profesori i së drejtës së punës.

 Në këtë mënyrë, thekson ai, krijohet një spektër i të drejtave të përmirësuara që u përkasin të gjithë të punësuarve në sektorin publik.

 

Денарот е стабилен со години, стабилен останува и во текот на корона кризата, и простор за загриженост нема. Народната банка гарантира дека денарот е и ќе остане стабилен, а тоа го потврдуваа

"Për më tepër, kurora e gjithë këtij procesi është rritja e pagave, në një vlerë kumulative prej 42 - 43 për qind për dy vite, duke llogaritur nga fundi i marsit 2026, pra nga para pak ditësh, deri më 1 mars 2028. Kjo do të thotë se në këtë periudhë 24 mujore, faktikisht dy vite kalendarike, do të kemi një rritje të pagave të nëpunësve administrativë prej 42 deri në 43 për qind. Kur flas për 42 dhe 43 për qind, kjo nënkupton se rritja nominale është shtatë për qind çdo vit, por është e lidhur me bazën e pagës, si dhe me rritjen e pagës minimale. Pastaj kjo rritje shtohet me shtatë për qind. Llogaritjet tregojnë se paga minimale në vitet e ardhshme, ashtu si këtë vit, do të rritet rreth gjashtë për qind, madje tani është mbi gjashtë. Kështu që këtë vit kemi tashmë rreth 14 për qind rritje të pagës bazë të të punësuarve. Pra, nuk janë vetëm shtatë për qind, por gjithsej 14, nëse merret parasysh edhe rritja e pagës minimale"„ vlerëson Jovevski.

Nëse kjo vendoset në një progresion për vitin 2027 dhe 2028, siç thotë ai, do të shihet se tani kemi 14 për qind, pastaj në vitin 2027 do të ketë 13 për qind, ndoshta edhe më shumë, dhe në vitin 2028 po ashtu rreth 13 për qind.

"Pra, gjithsej 26 për qind, plus këto 14 për qind aktuale, që bëjnë tashmë rreth 40 për qind, ndërkohë që baza e pagës rritet çdo vit. Me vetë rritjen këtë vit, baza për llogaritjet e vitit të ardhshëm do të jetë më e lartë që në fillim, sepse tani kemi një rritje prej rreth 14 për qind, kështu që edhe për dy ose tre për qind të tjera rritet vetë baza për vitet në vijim. Rritja është, do të thosha, e dukshme dhe e konsiderueshme, do të ketë efekt dhe është diçka që deri më tani nuk ka ndodhur në këtë mënyrë në Maqedoni, flas për kohën nga pavarësia e deri më sot",  thekson Jovevski.

 

Во организација на Фондацијата „Метаморфозис“ денеска ќе се одржи презентација и дебата за извештајот поврзан со следење на процесот на евроинтеграции – Реформи во јавната администрација.

Duke folur për kontratat kolektive dhe rëndësinë e tyre, ai thekson se, si nga aspekti teoriko-juridik ashtu edhe nga ai praktik dhe shkencor, vërehen hapat, vizioni dhe qasja që tregon se ekziston një plan, strategji dhe metodologji për arritjen e një qëllimi të caktuar.

"Dhe kjo mund të vërehet në këto kontrata kolektive. Por e njëjta gjë mund të vërehej edhe më herët, vitin e kaluar, kur u lidhën kontrata kolektive dhe u negociua në sektorin e arsimit, shëndetësisë, si dhe në sektorë të tjerë si policia, mbrojtja etj. Ajo që veçanërisht më gëzon tani është se po veprohet në mënyrë sistematike, hap pas hapi, dhe po përmirësohen të drejtat me një siguri të caktuar se edhe në vitet e ardhshme do të ketë avancime. Zgjidhjet nuk janë ad hok, ashtu siç ishim mësuar t’i shihnim gjatë 35 viteve të fundit. Atëherë,edhe kur ka pasur rritje, ato zakonisht kanë qenë të njëherëshme dhe me efekt afatshkurtër gjatë atij viti. Rrallëherë ka pasur vazhdimësi. Prandaj kjo është diçka ndryshe dhe tregon se Maqedonia tashmë është lider i negociimit kolektiv në sektorin publik në rajon",  thotë profesori.

 Sipas tij, asnjë nga vendet fqinje, madje as disa prej tyre që janë anëtare të BE-së, nuk kanë kontrata kolektive të këtij lloji për çdo institucion, ku përfshihen të gjithë të punësuarit dhe nëpunësit publik.

Ai shpreson se kjo pjekuri dhe ky shembull që po japin partnerët socialë – veçanërisht Qeveria si punëdhënës në sektorin publik dhe sindikatat nga ana tjetër – do të shërbejë si themel për një nivel të ri, që në të ardhmen nuk do të mund dikush tjetër ta kthejë pas.

"Vërtet është treguar si një shembull i mirë dhe unik, jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë e më gjerë, dhe do të ishte e gabuar të mos mësojmë prej tij dhe të mos ecim më përpara nga ajo që e kemi tash. Aq më shumë që unë personalisht mendoj dhe shpresoj që ky shembull duhet të shërbejë si inkurajim edhe për sektorin e biznesit, që të ulet dhe të bisedojë për të gjetur zgjidhje edhe aty. Megjithatë, dialogu social në sektorin privat ka një shije dhe natyrë më ndryshe. Pse? Për shkak se te sektori i biznesit ka një dendësi shumë të ulët sindikaliste. Asnjë nga sindikatat në Maqedoni, edhe pse janë të përfaqësuara në nivel kombëtar, nuk e plotëson censusin e reprezentmit të përfaqësimit dinjitoz të punëtorëve në sektorin e biznesit privat" thekson profesori i të drejtës së punës

 

Në këto rrethana, sipas tij, gjëja e parë që duhet përmirësuar është ndryshimi i perceptimit në kompani se sindikata është problem. Nëse bizneset u qasen sinqerisht sindikatave, dhe anasjelltas, mund të arrihet përmirësim si i të drejtave të punonjësve, ashtu edhe i performancës së kompanive, që çon në fitim më të mirë dhe pozicionim më të fortë në treg.

"Prandaj mendoj se kjo është një qasje “win-win”, dhe në këtë mënyrë si sindikatat ashtu edhe punëdhënësit duhet të inkurajohen; sindikatat të tregojnë pjekuri për dialog, ndërsa punëdhënësit të lejojnë funksionimin e tyre në kompani. Ata nuk duhet të kenë frikë nga formimi i sindikatave apo të përpiqen ta pengojnë atë, sepse kjo nuk jep rezultate të mira afatgjata. Përkundrazi, krijon tensione dhe probleme që mund të zgjidheshin përmes dialogut dhe negocimit kolektiv",  thekson profesori Jovevski.

 Gjithçka është proces, thekson ai, dhe Maqedonia po piqet si shtet, gjë që e gëzon. Sipas tij, po ecet ngadalë, por sigurt, hap pas hapi. Ai beson se ky shembull jo vetëm i mire por edhe i shkëlqyer në sektorin publik do të reflektojë pozitivisht edhe në sektorin privat dhe do të sjellë ndryshime edhe atje.

 Foto: printskrin dhe Arkivi i MIA-s

 

 

 


 
 

QËNDRONI TË LIDHUR