Jovevski: Dialogu social në sektorin publik po e shkruan historinë
- Dialogu social në sektorin publik po e shkruan historinë. Ajo që deri më tani askujt nuk i shkoi për dore, sot u bë realitet i sistemit të punës dhe drejtësisë në vend, kumtoi profesori i Fakultetit juridik "Justiniani i parë" pranë USHCM, Llazar Jovevski në profilin e tij në Fejsbuk.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:17, 1 prill, 2026
Shkup, 1 prill 2026 (MIA) - Dialogu social në sektorin publik po e shkruan historinë. Ajo që deri më tani askujt nuk i shkoi për dore, sot u bë realitet i sistemit të punës dhe drejtësisë në vend, kumtoi profesori i Fakultetit juridik "Justiniani i parë" pranë USHCM, Llazar Jovevski në profilin e tij në Fejsbuk.
"Gjithsej 59 institucione shtetërore plus i tërë gjyqësori dhe prokuroria publike nënshkruan marrëveshje kolektive në ditët e kaluara. Për herë të parë në historinë e Maqedonisë, të gjithë të nëpunësit e punësuar të administratës janë përfshirë me marrëveshje individuale kolektive. Dialogu social në sektorin publik po e shkruan historinë! Ajo që deri më tani askujt nuk i shkoi për dore, sot u bë realitet i sistemit të punës dhe drejtësisë në vend", theksoi Jivevski në Fejsbuk.
Ai theksoi se Maqedonia po bëhet lidere lidhur me negociimin kolektiv jo vetëm në rajon, por edhe shumë më gjerë.
"Risia më e madhe është që rrogan rriten në mënyrë kumulative më shumë se 40% për 24 muajt e ardhshëm (përfundimisht me marsin e vitit 2028). Është bërë punë e mirë! Ajo që duhet të zhvillohet në të ardhmen është kultura e dialogut social në sektorin e biznesit, si dhe pjekuria që konfliktet sociale të zgjidhen në mënyrë të qetë!", shkroi profesori Jovevski në Fejsbuk. ab/
Foto: МIА arkivi