Izraeli sërish do ta hap pikën kufitare në Rafah pas përfundimit të hetimit për mbetjet e pengut të fundit
- Izraeli do ta hapë pikën kufitare Rafah në Gaza për këmbësorët pasi të përfundojnë përpjekjet për gjetjen e mbetjeve të pengut të fundit izraelit, njoftoi mbrëmë kabineti i kryeministrit Benjamin Netanjahu, raportoi DPA.
- Post By Sara Ademi
- 08:17, 26 janar, 2026
Tel Aviv, 26 janar 2026 (MIA) - Izraeli do ta hapë pikën kufitare Rafah në Gaza për këmbësorët pasi të përfundojnë përpjekjet për gjetjen e mbetjeve të pengut të fundit izraelit, njoftoi mbrëmë kabineti i kryeministrit Benjamin Netanjahu, raportoi DPA.
Kabineti kumtoi se Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), aktualisht po kryejnë hetim për mbetjet e Ran Gvili.
"Pas përfundimit të këtij operacioni, dhe në pajtim me atë që është dakorduar me SHBA-në, Izraeli do ta hapë pikën kufitare "Rafah" kumtoi kabineti i Netanjahut në X.
Dëshmitarët njoftuan se ushtarët izraelit zbatojnë operacione për kërkim në zonën Al-Saitun në qytetin e Gazës, transmeton agjencia gjermane.
Burimet izraelite deklaruan se zona për kërkim zgjerohet deri te varrezat në afërsi të vijës së Verdhë. Kjo vijë e ndan Rripin e Gazës në një pjesë të kontrolluar nga armata izraelite dhe një pjesë pa praninë e armatës izraelite.
Paraprakisht, zëdhënësi i Brigadave Kasam, krahu ushtarak i Hamasit palestinez, publikoi se Hamasi u ka siguruar ndërmjetësuese në procesin paqësor në Gaza të gjtiha informata e nevojshme për gjetjen e trupit.
Forcat e armatosura izraelite tani i kërkojnë vendet e përmendura në këtë informacion, deklaroi zëdhënësi i Kasam, Abu Obeida.
Kabineti i Netanjahut njoftoi se hapja e sërishme e pikës kufitare është "kushtëzuar me kthimin e të githa pengjeve të gjallë dhe 100 për qind përpjekje nga Hamasi për të gjetur dhe kthyer të gjitha pengjet e vdekura.
"Hapja e sërishme e kufizuar do të nënshtrohet në një mekanizëm të plotë izraelit për inspektim", shtoi ai.
Pika kufitare, në afërsi të qytetit jugor Rafah, që i lidh Gazën dhe Egjiptin, sërish është mbyllur pothuajse një vit, sepse Izraeli vazhdon ta kufizojë qasjen në rripin bregdetar të rrënuar nga lufta edhe krahas armëpushimit që është në fuqi nga tetori i vitit të kaluar, përkujton DPA. sa/
Foto: MIA arkivi