Islamabadi nën sigurim të fuqishëm para fillimit të bisedimeve amerikane - iraniane
- – Masat e sigurisë në kryeqytetin e Pakistanit janë rritur në nivelin më të lartë në prag të bisedimeve të planifikuara ndërmjet përfaqësuesve të Iranit dhe SHBA-së, me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për luftën në Lindjen e Mesme.
- Post By Fitore Curri
- 19:42, 10 prill, 2026
Islamabad, 10 prill 2026 (MIA) – Masat e sigurisë në kryeqytetin e Pakistanit janë rritur në nivelin më të lartë në prag të bisedimeve të planifikuara ndërmjet përfaqësuesve të Iranit dhe SHBA-së, me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për luftën në Lindjen e Mesme.
Pakistani në muajt e kaluar konsiderohet si ndërmjetësues kyç ndërmjet Teheranit dhe Uashingtonit.
Pritet që bisedimet në Islamabad të fillojnë sot me diskutime në nivel të ekspertëve, të cilat do të shërbejnë si bazë për takimin kryesor të caktuar për nesër. Autoritetet pakistaneze paralajmëruan se bisedimet mund të vazhdojnë edhe të dielën, nëse ka nevojë.
Mijëra pjesëtarë të policisë, ushtrisë dhe forcave paraushtarake janë shpërndarë për sigurimin e bisedimeve. Qeveria ka shpallur ditë jopune që të kufizohet lëvizja e qytetarëve, ndërsa “zona e kuqe”, në të cilën gjenden ndërtesat e Qeverisë dhe ambasadat e huaja, është bllokuar në tërësi.
Bisedimet do të zhvillohen në një hotel me nivel të lartë të sigurisë, i cili është zbrazur nga mysafirët e tjerë. Njëkohësisht, autoritetet e Pakistanit i lehtësuan procedurat për viza për hyrje të delegacioneve të huaja dhe ekipet e gazetarëve të cilat do ta ndjekin këtë ngjarje. fc/
Foto: EPA