• e enjte, 16 prill 2026

Ish-kryetarja e KSHPK-së, Dimitrovska, nuk ndihet fajtore për veprën penale për të cilën akuzohet

Ish-kryetarja e KSHPK-së, Dimitrovska, nuk ndihet fajtore për veprën penale për të cilën akuzohet

Shkup, 14 prill 2026 (MIA) - Ish-kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska, sot para Gjykatës tha se e kupton përmbajtjen dhe nuk e pranon veprën dhe nuk ndihet fajtore për veprën penale për të cilin akuzohet - dhënie e sekreteve zyrtare dhe falsifikim kompjuterik.

"Unë besoj se nuk kam bërë asgjë për të cilën më akuzojnë", deklaroi Dimitrovska.

Dimitrovska, kur dëshmoi para Gjykatës, tha se tani është e punësuar në Entin shtetëror të revizionit, si ndihmëse e revizorit të përgjithshëm të shtetit.

Dimitrovska akuzohet për dy vepra penale - dhënie e sekretit shtetëror të ish-drejtorëve të TEC "Negotinë", Nebojsha Stojanoviq, i akuzuar në rastin "Aditiv", si dhe për falsifikim kompjuterik, përkatësisht se auditori Mile Stolevski e ka bërë testin për të marrë një certifikatë sigurie për qasje në informacione të klasifikuara në emër të saj.

Përveç Dimitrovskës, në bankën e të akuzuarve u ulën edhe revizori Stolevski, si dhe Biljana Petrovska-Manteva, e cila akuzohet për dhënien e sekreteve zyrtare.

Stolevski dhe Petrovska-Manteva para gjykatës thanë se nuk ndihen fajtorë.

Biljana Petrovska-Manteva, tani e punësuar në SHA Termocentralet e Maqedonisë së Veriut, degë e TEC Negotinë, si referent i pavarur për pagesa, në gjyqin e sotëm tha se e kupton propozimin e prokurorisë dhe tha se nuk ndihet fajtore për veprën penale për të cilën ngarkohet.

Mile Stolevski, i punësuar në Entin shtetëror të revizionit, si revizor i lartë, deklaroi se e kupton aktakuzën dhe se nuk ndihet fajtor për veprën penale për të cilin akuzohet.

Pas pranimit të fajit, Prokuroria Publike vazhdoi me paraqitjen e provave materiale, leximin dhe paraqitjen e certifikatave të kontrolleve të kryera dhe sendeve të sekuestruara nga të pandehurit.

Në fillim të seancës së sotme, mbrojtja e Tatjana Dimitriovska, avokati Vladimir Tufegxhiq, u deklarua mbi një parashtresë të dorëzuar në Gjykatë, me të cilën, siç tha, mbrojtja e Tatjana Dimitrieskës kërkon që prokurori publik të tërheqë aktakuzën sepse, pas listës së paraqitur të provave, mbrojtja kërkoi që KSHPK të deklarohet për katër rastet në të cilat akuzohet Tatjana, dhe u dorëzua një njoftim se seancat janë transmetuar publikisht dhe janë të disponueshme në këtë kohë, dhe mbi to janë elaboruar të gjitha dokumentet dhe provat që Prokuroria Publike e akuzon të pandehurin për dhënien e sekretit shtetëror.

“Asnjë dokument që ishte objekt diskutimi në një seancë publike nuk u klasifikua si sekret zyrtar”, tha Tufegxhiq.

E pandehura, siç tha Tufegxhiq, nuk e konteston se ka pasur komunikim me Milen, ndërsa ajo qenë në drejtim të plotësimit të aplikimit që po i ngarkohet asaj. Mbrojtja, theksoi Tufegxhiq, beson se nuk ka elementë të një vepre penale sepse kjo nuk është i ndaluar me ligj, as nuk është i përcaktuar qartë plotësimi i aplikimit. 

Prokurorja Publike Natasha Pop Trajkova i kërkoi më pas Gjykatës t’i bënte të ditur mbrojtjes se nuk lejohet të bëjë komente ndaj prokurorisë publike para se prokurori publik të paraqesë listën e provave.

“Për këto arsye, Prokuroria Publike e rezervon të drejtën të shprehet lidhur me listën e provave të dorëzuara nga mbrojtja në momentin kur mbrojtja të fillojë me paraqitjen e provave dhe më pas prokuroria do të deklarohet për provat e propozuara. Mendoj se gjykata duhet të vazhdojë me procedurën e deklarimit lidhur me aktakuzën,” deklaroi Natasha Pop Trajkova. 
 
 Gjatë procedurës së deritanishme, Prokuroria kërkoi që çështja të bashkohet me rastin ‘Aditiv’, por gjykata vendosi që procedura të ndahet vetëm në lidhje me të pandehurin Borçe Najdov.
 
Mbrojtësi i Dimitriovskës, avokati Vladimir Tufegxhiq, pohon se informacionet që ajo ka ndarë nuk përbëjnë sekret zyrtar, por të dhëna publike, ndërsa për veprën penale lidhur me certifikatën thekson se vendimtare kanë qenë verifikimet e sigurisë të Agjencisë për Siguri Kombëtare, e jo vetë testi.

Mbrojtja paralajmëroi dëshmimin e përfaqësuesve të ASK-së dhe KSHPK-së dhe pret një aktvendim lirues.
 
 Nga ana tjetër, Prokuroria thekson se ka prova të forta materiale dhe verbale, si dhe një analizë të të dhënave të nxjerra nga telefoni celular i Dimitrovskës, që përfshin pothuajse 250.000 të dhëna elektronike.

Seanca e radhës për këtë çështje është caktuar për 16 prill të këtij viti. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR