IRGC pohon se ka rrëzuar dy aeroplanë-gjuajtës amerikanë
- Korpusi i Gardës revolucionare të Iranit (IRGC) kumtoi se ka rrëzuar dy aeroplanë gjuajtës amerikanë, njëri prej të cilëve është F-35.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:52, 3 prill, 2026
Teheran, 3 prill 2026 (MIA) - Korpusi i Gardës revolucionare të Iranit (IRGC) kumtoi se ka rrëzuar dy aeroplanë gjuajtës amerikanë, njëri prej të cilëve është F-35.
Në kumtesë ceket se aeroplani F-35 është rrëzuar mbi pjesën qendrore të Iranit dhe është shkatërruar tërësisht, ndërsa nuk është i panjohur fati i pilotit.
Aeroplani tjetër gjuajtës amerikan është goditur në jug të ishullit Keshm dhe më pas u rrëzua "në thellësitë e Gjirit persik".
IRGC thekson se rrëzimi i aeroplanit luftarak ishte përgjigje e drejtpërdrejtë e retorikës së kohëmëparshme të Uashingtonit, të pohimeve të presidentit amerikan, Donald Tramp se forcat amerikane e shkatërruan mbrojtjen ajrore të Iranit.
Irani më 11 mars rrëzoi një aeroplan F-35 mbi Iranin qendror.
IRGC pohon se forcat e armatosura të Iranit deri më tani kanë rrëzuar dy aeroplanë F-35, një F-18, dy F-16 dhe katër F-15 prej fillimit të sulmit amerikano-izraelit që filloi më 28 shkurt.
Armata amerikane zyrtarisht e konfirmoi humbjen e tre aeroplanëve amerikanë F-15 dhe një tankeri KC-135. ab/
foto: Piksabej