Irani pretendon se ka goditur aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv, Izraeli demanton
- Korpusi i Gardës revolucionare islamike të Iranit, këtë mëngjes pretendon se ka lëshuar raketa balistike njëtonëshe në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv këtë mëngjes.
- Post By Fami Bajrami
- 13:39, 5 mars, 2026
Tel Aviv, 5 Mars 2026 (MIA) – Korpusi i Gardës revolucionare islamike të Iranit, këtë mëngjes pretendon se ka lëshuar raketa balistike njëtonëshe në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv këtë mëngjes.
Në komunikatën e transmetuar nga mediat iraniane, IRGC thekson se ka lëshuar raketa “Horamshahr-4” në “zemër të Tel Avivit, aeroportin Ben Gurion dhe bazën skuadrilje të 27-të të Forcave ajrore izraelite në këtë aeroport”.
“Kjo raketë tokë-tokë me sukses depërtoi në mbrojtjen e ushtrisë izraelite dhe goditi seksionin ushtarak të Aeroportit ndërkombëtar Ben Gurion. Raportet fillestare tregojnë se sulmi shkaktoi dëme të shumta në vend”, raporton agjencia e lajmeve Mehr.
Izraeli tha sot se nuk ka Skuadron të 27-të në Forcën ajrore izraelite dhe se pretendimi iranian ka të ngjarë t'i referohet Bazës ajrore 27 ose Bazës ajrore Lod e cila dikur ishte pjesë e Aeroportit Ben Gurion, përpara se të mbyllej përgjithmonë në vitin 2010.
Të gjitha raketat balistike iraniane të lëshuara gjatë natës drejt Izraelit u hasën nga mbrojtja ajrore, sipas ushtrisë izraelite, raporton "Tajms of Izrael".