• e mërkurë, 15 prill 2026

Irani planifikon rinovim të shpejtë të rafinerive pas sulmeve

Irani planifikon rinovim të shpejtë të rafinerive pas sulmeve

Teheran, 12 prill 2026 (MIA) - Irani pret që brenda një deri në dy muaj të rikthejë 70 deri në 80 për qind të kapaciteteve të rafinerive të dëmtuara dhe të objekteve të shpërndarjes, deklaroi zëvendësministri i naftës, Mohamed Sadek Azimifar.

Ai për mediat iraniane deklaroi se aktivitetet për riparim tashmë kanë filluar, ndërsa një pjesë e rafinerisë Lavan, në ishullin me të njëjtin emër në jug të Iranit, mund të rifillojë punën brenda rreth dhjetë ditësh. Kapacitetet e tjera do të rikthehen në funksion gradualisht.

Impiantet iraniane të naftës dhe gazit, përfshirë fushën kyçe “Pars jugor” dhe rafinerinë Lavan, ishin cak i sulmeve intensive nga SHBA-ja dhe Izraeli në mars, gjë që çoi në rritjen e çmimit të naftës në rreth 120 dollarë për fuçi. ls/

Foto: Arkiv 
 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR