• e enjte, 16 prill 2026

Irani mohon se ka kërkuar ndërprerje të zjarrit

Irani mohon se ka kërkuar ndërprerje të zjarrit

Teheran, 1 prill 2026 (MIA) - Zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Esmail Bagai sot mohoi se Teherani kërkon ndërprerje të zjarrit.

"Deklarata e Trampit për kërkesën e Iranit për ndërprerje të zjarrit është e rrejshme dhe tërësisht e papabzë", theksoi Bagai.

Paraprakisht presidenti amerikan, Donald Tramp në rrjetin e tij Truth Social kumtoi se presidenti i Iranit, Masud  Pezeshkian ka kërkuar ndërprerje të zjarrit.

"Presidenti i regjimit të ri në Iran, shumë më i matur dhe dukshëm më i arsyeshëm se paraardhësit e tij, sapo kërkoi nga SHBA-ja, NDËRPRERJE TË ZJARRIT. Do ta shqyrtojmë këtë ngushtica e Hormuzit të jetë e hapur, e lirë dhe e pastër", kumtoi Tramp.

Ai shtoi se deri atëherë SHBA-ja do të vazhdojë me sulmet dhe Iranin "do t akthejmë në kohë të gurit!!!". ab/

foto: МРJ Iran

QËNDRONI TË LIDHUR