• e enjte, 16 prill 2026

Irani dhe Izraeli vazhdojnë me sulme të ndërsjellta

Irani dhe Izraeli vazhdojnë me sulme të ndërsjellta

Jerusalem, 1 prill 2026 (MIA) - "Tajms of Izrael" kumtoi se Irani, para fillimit të festës hebraike Pasha e filloi sulmin e vet më të madh raketor ndaj Izraelit që nga fillimi i konfliktit në Lindjen e Afërt.

Sipas gazetës, rreth 10 raketa balistike janë lansuar drejt Izraelit qendror, ndërsa numri më i madh janë hasur nga sistemi për mbrojtje ajore, përderisa disa prej raketave kanë rënë në rajone të pabanuara.

Pas sulmit iranian forcat izraelite ajrore kumtuan se kanë filluar "valë të sulmeve masive" ndaj Teheranit.

Siç ceket në kumtesë, cak i sulmit ishte "infrastruktura" e lidhur me qeverinë iraniane në "zemër" të kryeqytetit iranian. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR