• e martë, 24 mars 2026

Iraku arrin marrëveshje me Iranin për të lejuar kalimin e cisternave të naftës nëpër Ngushticën e Hormuzit

Iraku arrin marrëveshje me Iranin për të lejuar kalimin e cisternave të naftës nëpër Ngushticën e Hormuzit

Bagdad, 17 mars 2026 (MIA) - Iraku ka arritur një marrëveshje me Iranin që do të lejojë që tankerët irakianë të naftës të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, deklaroi ministri irakian për naftën Hajan Abdul-Gani për Al Xhezirën. 

Abdul-Gani konfirmoi se negociatat midis dy vendeve për rrugën ujore janë ende në vazhdim. Irani, i cili kontrollon ngushticën, në mënyrë efektive ka bllokuar trafikun detar në zonë që nga fillimi i luftës. Ndërkohë, një zëdhënës i Komisionit të energjisë të Iranit deklaroi se prodhimi dhe eksportet e naftës së Iranit do të vazhdojnë pandërprerë.

Lajmi vjen pasi, Donald Trampi, ditëve të fundit u bëri thirrje aleatëve të SHBA-së të bëjnë më shumë për të siguruar Ngushticën e Hormuzit, pasi eksportet e reduktuara të naftës nga Gjiri Persik vazhdojnë të ndikojnë në tregjet globale.

Në ndërkohë, u vërejt kalimi i parë i një cisterne që transportonte naftë të papërpunuar jo-iraniane përmes ngushticës me një sistem ndjekje të ndezur, për herë të parë që nga fillimi i luftës. rq/

Foto: arkivi i EPA-s

QËNDRONI TË LIDHUR