• e shtunë, 31 janar 2026

Interpoli arrestoi mbi 3.700 të dyshuar në operacion global kundër tregtisë me njerëz

Interpoli arrestoi mbi 3.700 të dyshuar në operacion global kundër tregtisë me njerëz

Lion, 26 janar 2026 (MIA) - Aksion global kundër tregtisë me migrantë, të kooridnuar nga Interpoli, rezultoi me arrestimin e më shumë se 3.700 të dyshuarve dhe sigurimin e ndihmës dhe mbrojtjes për mbi 4.400 viktima potenciale në botë, kumtoi organizata ndërkombëtare e policisë.

Siç njofton Interpoli, në operacionin "Libertera III", i cili zbatohej nga 10 deri 21 nëntor, kanë marrë pjesë rreth 14.000 nëpunës policorë nga 119 shtete. Në kuadër të aksionit janë kryer 3.744 arrestime, janë identifikuar 12.992 persona të involvuar në skema për migrim ilegal, ndërsa janë mbrojtur 4.414 viktima potenciale të tregtisë me njerëz.

Në mënyrë shtesë, organet kompetente kanë ngritur të paktën 720 hetime të reja, kumtoi agjencia me seli në Francë, e cila u ndihmon nëpunësve policorë në 196 vende anëtare të bashkëpunojnë në luftën kundër krimit ndërkombëtar.

"Rrjetet kriminele zhvillohen duke zhvilluar ruta të reja, platforma digjitale dhe grupe të cënueshme të popullatës", deklaroi sekretari i përgjithshëm i Interpolit", Valdesi Urkisa.

Mashtrimet e lidhura me tregtinë me migrantë edhe më tej paraqesin problem serioz. Migrantët shpesh transportohen nëpër marshruta të rrezikshme përmes brigjeve të Senegalit, Guinea Bisaos, Marokut dhe Algjerisë, si dhe përmes rrjeteve tokësore përmes Perusë, Brazilit dhe vendeve tjera, kumtoi Interpoli. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR