Ilir Meta e falënderoi Aleksandar Nikolloskin për "qëndrimin rreth arrestimit të tij të dhunshëm dhe akuzave politike kundër tij"
- – Ish presidenti shqiptar dhe lider aktual i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili është në paraburgim, në intervistë për Syri.net, shpreh falënderim të madh ndaj zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski për “qëndrimin rreth arrestimit të tij të dhunshëm dhe akuzave politike kundër tij”.
- Post By Fitore Curri
- 19:21, 10 prill, 2026
Tiranë, 10 prill 2026 (MIA) – Ish presidenti shqiptar dhe lider aktual i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili është në paraburgim, në intervistë për Syri.net, shpreh falënderim të madh ndaj zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski për “qëndrimin rreth arrestimit të tij të dhunshëm dhe akuzave politike kundër tij”.
“Falënderoj sinqerisht zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Nikolloskin, për solidaritetin e tij. Të mos harrojmë se VMRO DPMNE e njeh si askush tjetër drejtësinë ‘speciale’ të Sorosit të udhëhequr nga Katica Janeva e cila përfundoi në burg për korrupsion. Asnjë parti nuk është persekutuar politikisht nga drejtësia sorosiane, si VMRO. Por ata treguan karakter dhe integritet dhe ja ku janë sot”, deklaroi Meta.
“Pra, ata e kuptojnë shumë mirë rastin tim, sepse e dinë se si funksionon drejtësia sorosiane. Me këtë rast, uroj që Maqedonia të ecë në rrugën e stabilitetit dhe zhvillimit, por edhe të harmonisë ndëretnike, duke respektuar Marrëveshjen e Ohrit, për të cilën punuam kaq shumë gjatë kohës kur unë kisha përgjegjësinë e të qenit kryeministër i Shqipërisë”, tha ai.
Dua ta falënderoj Qeverinë e Maqedonisë e cila i mban “të gjithë kufijtë e hapur për qytetarët tanë nga Korça dhe Pogradeci deri në Peshkopi, që të blejnë karburant më lirë, ushqim më të lirë dhe ilaçe më të lira", tha Meta.
Sipas tij kjo nuk është zgjidhje afatgjate, por për momentin është “ndihmë e madhe për qindra mijëra shqiptarë të cilët janë braktisur nga Qeveria e Shqipërisë. Zgjidhja për të ardhme më të mirë të Shqipërisë është në programin e Partisë së Lirisë: pesë prioritete për katër milionë shqiptarë.
Meta (57) i cili ishte shef i shtetit shqiptar në periudhën nga 24 korriku i vitit 2017 deri më 24 korrik 2022, u arrestua më 21 tetor të vitit 2024 prej kur është në paraburgim.
Ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, që i hedh poshtë në mënyrë kategorike dhe i konsideron akuza politike. Seanca e parë nga procesi gjyqësor është caktuar për 27 prill. fc/