IDF: Vritet komandanti i organizatës paramilitare Basixh të Iranit
- Armata izraelite sot publikoi se kishte vrarë komandantin e organizatës paraushtarake iraniane Basixh, Golamreza Sulejmani.
- Post By Ramize Qamili
- 11:10, 17 mars, 2026
Tel Aviv, 17 mars 2026 (MIA) - Armata izraelite sot publikoi se kishte vrarë komandantin e organizatës paraushtarake iraniane Basixh, Golamreza Sulejmani.
Basixh është pjesë e Gardës revolucionare iraniane, e përbërë nga vullnetarë të cilët kanë marrë pjesë në shtypjen e demonstratave në rrugë në Iran.
Armata izraelite pretendon se Solejmani u vra në një sulm ajror dje. rq/
Foto: arkivi i MIA-s