• e diel, 01 shkurt 2026

HRANA pohon se Irani për një muaj ka ekzekutuar 313 të burgosur

HRANA pohon se Irani për një muaj ka ekzekutuar 313 të burgosur

Uashington, 21 janar 2026 (MIA) - Rrjeti i pavarur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut (HRANA) kumtoi se 313 të burgosur janë varur gjatë protestave në Iran.

HRANA, me seli në SHBA, në raportin mujor thekson se prej 22 dhjetorit të vitit të kaluar deri dje, në burgjet në mbarë Iranin janë ekzekutuar 313 të birgosur, të dënuar me aktakuza të ndryshme.

Dënimet me vdekje në iran kryhen me varje.

Ndërkaq, grupi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Hengav, me seli në Norvegji, sot kumtoi se autoritetet iraniane më 13 janar e dënuan demonstruesin Salah Jusefi nga Xhavanrud është akuzuar se "po lufton kundër Zotit" dhe për shkak të kinse lidhjeve me SHBA-në dhe Izraelin.

Sipas Hengav, Jusefii është mohuar e drejta e avokatit dhe tëd rejtat e tjera themelore. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR