• e enjte, 16 prill 2026

Hoxha: Mbrojtja e mjedisit nënkupton edhe investime në infrastrukturë në vendbanimet më të vogla, 91 milionë denarë për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm në Vranishtë

Hoxha: Mbrojtja e mjedisit nënkupton edhe investime në infrastrukturë në vendbanimet më të vogla, 91 milionë denarë për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm në Vranishtë

Strugë, 9 prill 2026 (MIA) - Mbrojtja e mjedisit nënkupton edhe investime në infrastrukturë në vendbanimet më të vogla, të cilat për vite me radhë kanë qenë të lëna pas dore dhe pa kushte bazë për jetesë, theksoi sot Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha në fillimin e ndërtimit të sistemit të kanalizimit për ujërat e zeza në fshatin Vranishtë, Strugë.

Në ngjarjen në të cilën mori pjesë edhe kryeministri Hristijan Mickoski, ministri resor theksoi se vetëm me zhvillim të barabartë dhe përfshirje të të gjithëve mund të realizojmë një transformim të vërtetë të gjelbër.

"Bëhet fjalë për një investim në vlerë prej 91.427.969 denarësh, i financuar plotësisht nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor përmes Thirrjes së Dytë nga kredia hungareze, me afat realizimi prej 12 muajsh", theksoi Hoxha.

Projekti, shtoi, përfshin ndërtimin e një rrjeti të plotë kanalizimi primar dhe sekondar, vendosjen e pusetave revizionale dhe lidhjeve për amvisëritë, si dhe sigurimin e shkarkimit të kontrolluar të ujërave të zeza.

"Realizimi i këtij projekti nënkupton zgjidhje të përhershme të një problemi shumëvjeçar për banorët e Vranishtës, duke ulur ndotjen dhe duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e jetesës dhe shëndetin publik", shtoi ministri i  Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. ls/

Foto: MMJPH

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR