Hoxha dhe Qyra inspektuan aktivitetet ndërtimore për zëvendësimin e tubave të azbestit në rrjetin e ujësjellësit në Strugë dhe sistemin e kolektorëve Radozhda - Elen Kamen
- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamed Hoxha, dhe kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, sot inspektuan zbatimin e projektit për zëvendësimin e tubave të azbestit nga rrjeti i ujësjellësit në Strugë, me gjatësi gjashtë kilometra.
- Post By Sara Ademi
- 19:47, 5 mars, 2026
Shkup, 5 mars 2026 (MIA) - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamed Hoxha, dhe kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, sot inspektuan zbatimin e projektit për zëvendësimin e tubave të azbestit nga rrjeti i ujësjellësit në Strugë, me gjatësi gjashtë kilometra.
Vlera totale e fazës së parë të projektit, siç informoi Hoxha, është rreth 90 milionë denarë, mjete të siguruara nga BEI, përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

"Sot do ta inspektojmë projektin e dytë, përkatësisht ndërtimin e sistemit kolektor nga Radozhda deri në Elen Kamen, për të cilin janë siguruar 27 milionë denarë, mjete nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor", tha Hoxha.
Kryetari Qyra përfundoi se po punohet intensivisht për zbatimin e projekteve, duke treguar se u diskutua bashkëpunimi i ardhshëm dhe mbështetja nga ministri Hoxha. sa/
Foto: MIA