• e diel, 01 shkurt 2026

Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Strugë – vendkalimi kufitar Qafë Thanë

Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Strugë – vendkalimi kufitar Qafë Thanë

Shkup, 21 janar 2026 (MIA) - Që nga ora 10:45 e mëngjesit është hequr ndalesa për automjete të rënda në drejtimin rrugor Strugë- vendkalimi kufitar Qafë Thanë. 

NP "Rrugët e Maqedonisë" informon se ekipet e tyre me gjithë makinerinë dhe fuqinë punëtore janë në terren dhe po pastrojnë vazhdimisht rrugët shtetërore.

Rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore, drejtimi me kujdes, respektim i sinjalistikës së vendosur dhe përshtatje e shpejtësisë në përputhje me kushtet e rrugëve.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR