• e enjte, 16 prill 2026

Hezbollahu refuzon bisedimet e drejtpërdrejta me Izraelin

Hezbollahu refuzon bisedimet e drejtpërdrejta me Izraelin

Bejrut, 9 prill 2026 (MIA) - Një deputet i Hezbollahut deklaroi se lëvizja kundërshton kategorikisht të gjitha negociatat e drejtpërdrejta midis Libanit dhe Izraelit, pas paralajmërimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për të hapur bisedime me Bejrutin.

"Hedhim poshtë të gjitha negociatat midis Libanit dhe armikut izraelit, si dhe nevojën për të respektuar parimet kombëtare, mbi të gjitha tërheqjen e Izraelit, ndërprerjen e armiqësive dhe kthimin e banorëve në fshatrat dhe qytetet e tyre", tha deputeti Ali Fajad në kumtesën e transmetuar nga mediat pranë lëvizjes proiraniane.

Hezbollahu i bëri thirrje qeverisë libaneze të kërkojë armëpushim "si parakusht përpara se të ndërmarrë ndonjë hap tjetër", shtoi Fajad.

Deklarata vjen pasi një zyrtar i qeverisë libaneze theksoi se Bejruti po kërkon armëpushim përpara se të fillojë çfarëdo negociata me Izraelin.

foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR