• e diel, 01 shkurt 2026

Hezbollah: Sulmi i SHBA-së ndaj Iranit mund të shkaktojë një “vullkan” në rajon

Hezbollah: Sulmi i SHBA-së ndaj Iranit mund të shkaktojë një “vullkan” në rajon

Bejrut, 29 janar 2026 (MIA) – Një funksionar i lartë i lëvizjes libaneze Hezbollah, Navaf al-Musavi, sot paralajmëroi SHBA-në kundër çdo akti agresioni ndaj Iranit, duke theksuar se kjo mund të “shkaktojë një vullkan” në rajon, përkatësisht një konflikt të gjerë rajonal.

Ai shtoi se Irani bëhet objekt i sulmeve të fuqive perëndimore sa herë që tregon pavarësi në marrjen e vendimeve, publikoi rrjeti iranian Press TV.

“Uashingtoni po përpiqet të rrëzojë sistemin politik në Iran që nga fitorja e Revolucionit Islamik në 1979,” tha Musavi, duke shtuar se ata mbështeten tek regjimi izraelit për të përballuar barrën e konfliktit dhe për të paguar çmimin e gjakut që kërkohet

Ai gjithashtu vlerësoi se, edhe pse Uashingtoni mund të ndërmarrë një veprim armiqësor kundër Iranit, një goditje e tillë nuk do të ishte e mjaftueshme për të rrëzuar establishmentin islamik.

“Ajo që pengon SHBA-në është paaftësia e tyre për të parashikuar pasojat e sulmit,” pretendon Musavi.

I pyetur nëse Hezbollah do të ndërhynte në rast të një sulmi amerikan ndaj Iranit, Musavi u përgjigj se “ajo urë do të kalohet kur të arrihet tek ajo”. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR