Haiti arreston shtatë persona pas stampedos vdekjeprurëse rreth një lokaliteti të trashëgimisë kulturore në të cilën u vranë 25 persona
- Midis të arrestuarve janë pesë policë nga komuna veriore e Milotit dhe dy punonjës të Institutit kombëtar për mbrojtjen e trashëgimisë. Ata janë arrestuar dhe janë marrë në pyetje, kumtoi policia kombëtare, pa specifikuar akuzat.
- Post By Ramize Qamili
- 08:18, 14 prill, 2026
Meksiko Siti, 14 prill 2026 (MIA) - Autoritetet në Haiti kanë arrestuar shtatë zyrtarë pas një stampedo vdekjeprurëse në të cilën u vranë 25 persona në një kështjellë historike në veri të vendit, kumtoi dje policia.
Midis të arrestuarve janë pesë policë nga komuna veriore e Milotit dhe dy punonjës të Institutit kombëtar për mbrojtjen e trashëgimisë. Ata janë arrestuar dhe janë marrë në pyetje, kumtoi policia kombëtare, pa specifikuar akuzat.
Incidenti ndodhi të shtunën në Citadel Laferier në Millot, një vend i trashëgimisë botërore të UNESKO-s. Arrestimet pasuan një vizitë në vendngjarje nga ana e njësisë speciale të policisë kriminale si pjesë e një hetimi.
Një numër i madh të rinjsh, përfshirë fëmijë, u mblodhën në vendin e ngjarjes që dyshohet se u promovua në mediat sociale. Pastaj, shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi panik, sipas raportimeve të medias.
Shumica e viktimave vdiqën nga ngulfatja, deklaroi kryebashkiaku i Millotit, Vesner Xhozef, për Majami Herald.
Qeveria ka shpallur tre ditë zie kombëtare nga sot deri të enjten. Kështjella, e ndërtuar nga ish-skllevërit, konsiderohet si simbol i luftës së Haitit për liri nga sundimi kolonial francez. rq/
Foto: arkivi i MIA-s