Guteresh thotë se "ka ardhur koha" që një grua të qëndrojë në krye të KB-së
- Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, i cili duhet të tërhiqet nga funksioni nga fundi i këtij viti, edhe një herë dha mbështetje të fuqishme për atë që një grua ta trashëgojë atë pozicion.
- Post By Melahat Baftija
- 08:25, 30 janar, 2026
Nju-Jork, 30 janar 2026 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, i cili duhet të tërhiqet nga funksioni nga fundi i këtij viti, edhe një herë dha mbështetje të fuqishme për atë që një grua ta trashëgojë atë pozicion.
"Mendoj se ka ardhur koha që Kombet e Bashkuara të të kenë grua në krye, tha Guteresh mbrëmë në konferencën e tij tradicionale të Vitit të Ri në Nju-Jork. Nuk kemi asnjë dyshim për këtë", shtoi ai.
Guteresh ka qenë në krye të KB-së që nga viti 2017, ndërsa mandati i dytë dhe i fundit i diplomatit portugez pritet të përfundojë në fund të vitit 2026. Pasardhës duhet të zgjidhet para këtij afati.
Në historinë e KB-së, posti më i lartë nuk është mbajtur kurrë nga një grua.
"Por e vërteta është se, qoftë në Kombet e Bashkuara apo në pozicionet udhëheqëse të vendeve më të fuqishme të botës, është koha të shohim gra", tha Guteresh.
Asambleja e Përgjithshme e KB-së emëron sekretarin e përgjithshëm me rekomandimin e Këshillit të Sigurimit të KB-së.
Kryetarja e Asamblesë së Përgjithshme, ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok, gjithashtu foli në favor të një gruaje që do ta pasonte Gutereshin në detyrë dhe u bëri thirrje vendeve-anëtare të nominojnë kandidatë deri në fillim të prillit.
Deri më tani, është bërë vetëm një nominim zyrtar - Argjentina propozoi Rafael Grosin, kreun 64-vjeçar të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore(ANEB). mb/
Foto: MIA