• e enjte, 16 prill 2026

Guteresh: Lindja e Mesme është në prag të një lufte të madhe

Guteresh: Lindja e Mesme është në prag të një lufte të madhe

Nju-Jork, 2 prill 2026 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh sot paralajmëroi se Lindja e Mesme është në prag të një lufte të madhe.

Ai bëri thirrje në ndërprerje të menjëhershme të sulmeve izraelite dhe amerikane ndaj Iranit dhe sulmeve të Iranit ndaj shteteve fqinje.

"Jemi në prag të një lufte të madhe në Lindjen e Mesme, e cila do të ketë pasoja dramatike për të gjithë botën. Shumë aspekte të konfliktit janë të paqarta, por një është e qartë: nëse lufta vazhdon, ajo do të përshkallëzojë ende më shumë. Spiralja e vdekjes dhe shkatërrimit duhet të ndërpritet", citoi Guteresh. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR