Guo: Nëse SHBA i rrit tarifat, Kina do të përgjigjet me kundërmasa
- Kina u kërcënua me kundërmasa nëse SHBA "vazhdon me rritjen e tarifave", për të cilën Pekini pretendon se janë bazuar në raporte të rreme mediatike për gjoja ndihmën ushtarake kineze për Iranin.
- Post By Sara Ademi
- 14:20, 14 prill, 2026
Pekin, 14 prill 2026 (MIA) - Kina u kërcënua me kundërmasa nëse SHBA "vazhdon me rritjen e tarifave", për të cilën Pekini pretendon se janë bazuar në raporte të rreme mediatike për gjoja ndihmën ushtarake kineze për Iranin.
"Raportet e medias që akuzojnë Kinën për ofrimin e ndihmës ushtarake ndaj Iranit janë plotësisht të sajuara. Nëse SHBA vazhdon të rris tarifat bazuar në këto akuza, Kina do të përgjigjet me kundërmasa", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Xhiakun, në platformën Iks.
Ai shtoi se "Kina gjithmonë vepron me kujdes dhe me përgjegjësi kur bëhet fjalë për eksportin e pajisjes ushtarake dhe zbatimin e kontrollit të ashpër në pajtim me kërcënimet e tij dhe detyrimet ndërkombëtare".
Presidenti amerikan Donald Tramp para dy ditësh e kërcënoi Kinën me rritjen e tarifave për 50 për qind nëse Pekini i siguron ndihmë ushtarake Iranit.
Guo paraprakisht në konferencën për shtyp theksoi se Kina u bën thirrje të gjtiha palëve ta respektojnë armëpushimin, të qëndrojnë të përkushtuar në dialog dhe negociatat paqësore, të ndërmarrin hapa konkret për uljen e tensioneve rajonale dhe sa më shpejtë që munden ta kthejnë qarkullimin e normalizuar nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Ai tha edhe se bllokada amerikane e porteve iraniane është "e rrezikshme dhe e papërgjegjshme", e cila vetëm sa rrit tensionet, do ta përshkallëzojë më tej konfliktin, do të shkelë armëpushimin dhe do të kërcënojë lundrimin e sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit. sa/
foto: EPA