Gjysmëhëna e kuqe iraniane me bilanc për dëmet nga sulmet izraelite: Janë goditur spitale dhe shkolla
- – Më shumë se 125.000 objekte civile janë dëmtuar ose shkatërruar gjatë sulmeve amerikane – izraelite ndaj Iranit, njoftoi sot shefi i Gjysmëhënës së kuqe iraniane, Pirhusein Kolivand.
- Post By Fitore Curri
- 20:42, 10 prill, 2026
Teheran, 10 prill 2026 (MIA) – Më shumë se 125.000 objekte civile janë dëmtuar ose shkatërruar gjatë sulmeve amerikane – izraelite ndaj Iranit, njoftoi sot shefi i Gjysmëhënës së kuqe iraniane, Pirhusein Kolivand.
Ai në deklaratë për televizionin shtetëror iranian saktësoi se gjatë konfliktit pesëjavësh ishin goditur rreth 100.000 shtëpi dhe të paktën 23.500 shitore.
Sipas të dhënave të tij, sulmet ajrore nuk i kursyen as kapacitetet kyçe infrastrukturore. Janë dëmtuar rreth 339 institucione mjekësore, duke përfshirë spitale, barnatore, qendra të ndihmës së shpejtë dhe laboratorë. Gjithashtu, Kolivand thotë se ishin sulmuar 32 universitete dhe 857 ndërtesa të shkollave dhe institucione të tjera arsimore.
Për momentin është në fuqi armëpushim dyjavësh, edhe pse ekzistojnë ankesa serioze se i njëjti mund të shkelet për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite në Liban, transmeton DPA. fc/
Foto: DPA