• e shtunë, 31 janar 2026

Gjykata Kushtetuese e Bullgarisë e konfirmoi dorëheqjen e presidentit Rumen Radev

Gjykata Kushtetuese e Bullgarisë e konfirmoi dorëheqjen e presidentit Rumen Radev

 Sofje, 23 janar 2026 (MIA) - Gjykata Kushtetuese e Bullgarisë sot njoftoi se ka konfirmuar dorëheqjen e presidentit të vendit, Rumen Radev.

Hapi  i gjykatës e hap rrugën që Radevi të tërhiqet nga funksioni i presidentit të Bullgarisë, raportuan mediat bullgare.

 Radevi dha dorëheqje në fillim të kësaj jave, duke nxitur spekulimet se ai do të formojë partinë e tij politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

 Funksionin e presidentit deri në fund të mandatit të Radevit, në janar të vitit 2007, do ta marrë nënpresidentja Ilijana Jotova.

 Radevi javën e kaluar njoftoi se Bullgaria do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare pasi partitë kryesore refuzuan mandatin për formimin e qeverisë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR