• e mërkurë, 17 dhjetor 2025

Gjorgjievski u takua me ambasadoren e SHBA-së, Ageler

Gjorgjievski u takua me ambasadoren e SHBA-së, Ageler

Shkup, 11 dhjetor 2025 (MIA) - Kryetari i Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski sot u takua me delegacionin e Ambasadës së SHBA-së të udhëhequr nga ambasadorja Anxhela P. Ageler, e cila ishte vizita e parë në Qytetin e Shkupit pasi është në detyrë, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

"Sot me kënaqësi të veçantë isha nikoqir i delegacionit të Ambasadës së SHBA-së, të udhëhequr nga ambasadorja N.E. Anxhela P. Ageler. Në delegacion morën pjesë edhe Dejvid Maers, shef i repartit politik-ekonomik si dhe Rozita Mrenoshki, ndihmës për çështje politike ekonomike. Kjo është vizita e parë e ambasadores Ageler në Qytetin e Shkupit prej kur është në detyrë. E informova për programin zgjedhor, për dinamikës e realizimit të tij dhe projektet rrjedhëse të cilat Qyteti i Shkupit i zbaton", shënoi Gjorgjievski në profilin e tij në Fejsbuk.

Biseduam, thotë ai, hapur për sfidat, vizionet dhe prioritetet strategjike për zhvillimin e qytetit në vitet në vijim.

"Me rëndësi të veçantë ishte mirëkuptimi i nevojës nga lufta pa kompromis kundër korrupsionit në të gjitha nivelet.

U pajtuam se vetëm me transparencë, llogaridhënie dhe institucione të forta mund të ndërtojmë një shoqëri moderne dhe të besueshme. SHBA është partneri ynë i dëshmuar dhe strategjik shumëvjeçar. Mbështetjen që e marrim nga SHBA në zhvillimin e institucioneve, demokracisë dhe ekonomisë është nga vlera e madhe për progresin tonë", shënon Gjorgjievski.

Ai është i bindur se ky partneritet do të thellohet dhe do të vazhdojë të krijojë mundësi të reja për banorët e Shkupit.

"Vazhdojmë së bashku të ndërtojmë lidhje të forta, stabilitet dhe perspektiva, për një Shkup që rritet, zhvillohet dhe e meriton më të mirën", shkruan kryetari i Qytetit të Shkupit. sa/

Foto: FB i Orce Gjorgjievskit

QËNDRONI TË LIDHUR