• e diel, 01 shkurt 2026

Gjorgjievski: Seancë e dytë e Bordit drejtues të BNJVL-së në përbërjen e re – kontinuitet, përgjegjësi dhe vizion i qartë

Gjorgjievski: Seancë e dytë e Bordit drejtues të BNJVL-së në përbërjen e re – kontinuitet, përgjegjësi dhe vizion i qartë

Shkup, 30 janar 2026 (MIA)  Kryetari i Qytetit të Shkupit dhe krytari i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski, sot udhëhoqi seancën e dytë të Bordit Drejtues të Bashklsisë së njësive të vetëqeverisjes loakle (BNJVL) në përbërjen e re, ku u shqyrtuan dhe miratuan disa çështje të rëndësishme, thelbësore për fuqizimin e mëtejshëm të vetëqeverisjes lokale dhe përmirësimin e administratës publike në vend, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Seanca, siç theksojnë nga Qyteti i Shkupi, është mbajtur në frymën e kontinuitetit, përgjegjësisë dhe vizionit të qartë, me fokus të veçantë në depolitizimin e punës së Bordit drejtues, fuqizimin e kapaciteteve institucionale të komunave dhe krijimin e sistemeve më efikase, më transparente dhe më përgjegjëse për menaxhim. 

Në këtë drejtim, u theksua rëndësia e futjes së zgjidhjeve bashkëkohore digjitale për menaxhim me burime njerëzore në sektorin publik, si dhe prioriteti për krijimin e policisë komunale përmes ndryshimeve ligjore, me qëllim rend më të madh, disiplinë dhe efikasitet në nivel lokal. Shtesë, u theksua nevoja që BNJVL të veprojë e bashkuar dhe me një qëndrim të vetëm për çështjet kryesore, duke forcuar kështu rolin e saj, si një partner i besueshëm i institucioneve dhe përfaqësues i fuqishëm i interesave të komunave dhe qytetarëve", thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit. 

 

 

 

Pas seancës, Gjorgjievski theksoi se ministri i Administratës Publike, Goran Minçev ka prezanzuar softuerin e përmirësuar për menaxhim me burime njerëzore, tani i vendosur si qendër e vetme informative për gjithë administratën. 

"Me këtë zgjidhje do të krijohet një model modern dhe funksional për mbledhjen dhe menaxhimin e të dhënave për të gjithë të punësuarit, gjë që përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një administrate publike më efikase, më transparente dhe më përgjegjëse. Implementimi i saj është më shumë se i nevojshëm dhe do të sjellë përfitime konkrete si për të punësuarit, ashtu edhe për ndërmarrjet publike. Edhe gjatë kësaj seance sërish qartë theksove se Bordi Drejtues i BNJVL-së është një organ ku politika nuk ka vend. Ashtu ishte edhe gjatë mandatit tim të mëparshëm, dhe ashtu do të jetë edhe në të ardhmen. Ne jemi të bashkuar rreth qëllimeve të përbashkëta dhe për shumë çështje do të duhet të veprojmë me një qëndrim të vetëm dhe të përbashkët”, theksoi kryetari i Qytetit të Shkupit. 

Ai pret një bashkëpunim të fortë, të sinqertë dhe të frytshëm me të gjithë anëtarët, sepse, siç thekson, sa më e bashkuar të jetë BNJVL-ja, aq më shumë përfitojnë komunat, e me këtë edhe qytetarët.

“Futja e policisë komunale përmes ndryshimeve të reja ligjore mbetet një prioritet i qartë ynë, për të vendosur më në fund rend, disiplinë dhe efikasitet më të madh në nivel lokal. Jam i bindur se kjo përbërje e Bordit Drejtues do të lërë një gjurmë të rëndësishme në avancimin e vetëqeverisjes lokale dhe në thellimin e procesit të decentralizimit në interes të qytetarëve dhe zhvillimit të balancuar të komunave”, tha kryetari i Qytetit të Shkupit dhe kryetar i BNJVL-së, Gjorgjievski. ls/

Foto: Qyteti i Shkupit

 

QËNDRONI TË LIDHUR