• e diel, 01 shkurt 2026

Gjorgjievski: Ekipet e Qytetit të Shkupit janë vazhdimisht në terren dhe punojnë intensivisht në pastrimin e borës nga rrugët dhe bulevardet të cilat janë nën kompetencë të qytetit

Gjorgjievski: Ekipet e Qytetit të Shkupit janë vazhdimisht në terren dhe punojnë intensivisht në pastrimin e borës nga rrugët dhe bulevardet të cilat janë nën kompetencë të qytetit

Shkup, 21 janar 2026 (MIA) – Të përballur me kushtet dimërore dhe reshjet e borës, Qyteti i Shkupit me kohë dhe përgjegjësi i ndërmori të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e zhvillimit të sigurt dhe pandërprerë të komunikacionit. Ekipet e Qytetit të Shkupit qysh në orët e hershme të mëngjesit janë vazhdimisht në terren dhe punojnë në mënyrë intensive në pastrimin e rrugëve dhe bulevardeve nën kompetencë të qytetit, me aktivitet dhe koordinim 24-orësh të shtabit të krizës, informojnë nga Qyteti i Shkupit. 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski potencoi se nga orët e hershme të mëngjesit, ekipet e Qytetit të Shkupit janë vazhdimisht në terren dhe punojnë në mënyrë intensive në pastrimin e borës nga rrugët dhe bulevardet që janë nën kompetencë të qytetit. 

“Bora nuk është befasi në dimër - përgatitja është detyrimi ynë! Që nga orët e hershme të mëngjesit, ekipet e Qytetit të Shkupit kanë qenë vazhdimisht në terren dhe po punojnë intensivisht për pastrimin e borës nga rrugët dhe bulevardet nën kompetencën e qytetit. Për të reaguar shpejt dhe me efikasitet, shtabi i krizës është aktivizuar 24 orë në ditë, me monitorim dhe zbulim të vazhdueshëm të të gjitha pikave kyçe dhe kritike”, shkroi Gjeorgjievski në rrjetet sociale.

Siguria e qytetarëve, thekson kryetari i komunës, është prioritet i ynë dhe për këtë, ju bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion të vozisin me kujdes, t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe ta përshtatin shpejtësinë dhe mënyrën e vozitjes në kushte dimërore. 

“Me përgjegjësi, aksion në kohë dhe kujdes të përbashkët – Shkupi lëvizë i sigurt edhe në dimër”, thekson Gjeorgjievski. fc/

Foto: Qyteti i Shkupit

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR