• e diel, 01 shkurt 2026

Gjatë sulmeve izraelite ndaj Rripit të Gazës jetën e humbën 11 persona

Gjatë sulmeve izraelite ndaj Rripit të Gazës jetën e humbën 11 persona

Gazë, 21 janar 2026 (MIA) - Spitalet në Rripin e Gazës sot pranuan gjashtë persona të lënduar dhe 11 trupa të pajetë, të cilët vdiqën gjatë sulmit të sotëm të armatës izraelite (IDF), kumtoi Ministria palestineze e Shëndetësisë në enklavën palestineze, e cila është nën kontrollin e Hamasit.

Mediumet palestineze kumtuan se një grua dhe një fëmijë janë vrarë në afërsi të Kan Junisit, pjesën jugore të Rripit të Gazës. Ndërsa në Deir al Balah në pjesën qendrore të enklavës jetën e humbën tre anëtarë të një familjeje, ndërsa në kampin e refugjatëve Burei, në Gazën qendrore, janë vrarë tre vëllezër. Gjithashtu kumtuan se gjatë sulmit të armatës izraelite në Al Zahra, në pjesën qendrore të enklavës, janë vrarë tre gazetarë egjiptianë.

IDF ende nuk i ka komentuar thëniet në mediumet palestineze. ab/

foto: DPА

QËNDRONI TË LIDHUR