Gjashtë persona u therën me thikë në Antuerpen, dy të dyshuar u arrestuan
- Gjashtë persona u plagosën sonte pasi u bënë viktima të një sulmi me thikë në sheshin përpara Operës në qytetin belg të Antuerpenit, ku po zhvillohej një protestë.
- Post By Sara Ademi
- 21:43, 22 janar, 2026
Bruksel, 22 janar 2026 (MIA) - Gjashtë persona u plagosën sonte pasi u bënë viktima të një sulmi me thikë në sheshin përpara Operës në qytetin belg të Antuerpenit, ku po zhvillohej një protestë.
"Të gjithë kanë plagë me thikë dhe dy nga viktimat janë në gjendje kritike", tha zëdhënësi i policisë lokale, Vauter Brauns.
Sipas tij, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar si të lidhur me sulmin.
"Policia arriti të arrestojë dy të dyshuar të cilët, sipas rezultateve fillestare, ishin përzier me protestuesit", tha Brauns.
Katër nga të plagosurit u gjetën në sheshin përpara Operës, ndërsa dy të tjerët në dy rrugë përreth.
Siç raportohet nga mediat belge, disa ekipe mjekësore mbërritën në vendngjarje, u dhanë ndihmën e parë viktimave dhe i transportuan ata në spital.
Policia aktualisht nuk ka detaje rreth sulmit apo motiveve të tij.
"Një hetim i plotë, përfshirë analizën mjeko-ligjore, është duke u zhvilluar në vendngjarje," shtoi Brauns. sa/
Foto: MIA Arkivi