• e enjte, 16 prill 2026

Gashi me një mesazh për Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin: Le të ndërtojmë një shoqëri në të cilën diversiteti nuk është pengesë, por një vlerë që na bashkon

Gashi me një mesazh për Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin: Le të ndërtojmë një shoqëri në të cilën diversiteti nuk është pengesë, por një vlerë që na bashkon

Shkup, 2 prill 2026 (MIA) - Autizmi nuk është një pengesë, por një mënyrë e veçantë për të përjetuar botën, që meriton respekt, vëmendje dhe mundësi të barabarta, theksoi kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, me rastin e 2 Prillit - Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin.

"Sot, më 2 Prill – Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, kujtojmë rëndësinë e mirëkuptimit, pranimit dhe mbështetjes për personat në spektrin e autizmit dhe familjet e tyre. Autizmi nuk është një pengesë, por një mënyrë e veçantë për të përjetuar botën, që meriton respekt, vëmendje dhe mundësi të barabarta", theksoi kryetari i Kuvendit.

Gashi thekson se si kryetar i Kuvendit, mbetem i përkushtuar në avancimin e politikave që sigurojnë përfshirje, qasje në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale për të gjithë.

"Le të ndërtojmë një shoqëri ku ndryshimet nuk janë pengesë, por një vlerë që na bashkon", thekson Gashi në mesazh. sa/

Foto: MIA arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR