• e martë, 16 dhjetor 2025

Gashi: E ardhmja e një vendi varet nga aftësia e tij për të ndërtuar institucione të pastra, me integritet dhe me llogaridhënie

Gashi: E ardhmja e një vendi varet nga aftësia e tij për të ndërtuar institucione të pastra, me integritet dhe me llogaridhënie

Shkup, 9 dhjetor 2025 (MIA) - E ardhmja e një vendi varet nga aftësia e tij për të ndërtuar institucione të pastra, me integritet dhe me llogaridhënie, thotë kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Luftë Kundër Korrupsionit. 

Kjo ditë nuk është vetëm një simbol, por edhe një kujtesë serioze, siç thekson Gashi, për të mos harruar se lufta kundër korrupsionit nuk zhvillohet në izolim dhe nuk kufizohet vetëm në ligje.

"Korrupsioni as nuk luftohet i vetëm dhe as vetëm me ligje. Ai luftohet me kulturë integriteti, me shembull personal, me përgjegjësi politike dhe me ndërgjegje mbarëqytetare. Fitohet me refuzimin e indiferencës. Prandaj, na takon të gjithëve misioni për një shtet ku drejtësia, transparenca dhe integriteti nuk janë aspirata abstrakte, por mënyra e vetme e funksionimit", thekson Gashi. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR