Garda revolucionare raniane u kërcënua se do ta mbyllë plotësisht Ngushticën e Hormuzit nëse Trampi i realizon kërcënimet e tij kundër sektorit energjetik të Iranit
- Ngushtica strategjike e Hormuzit do të mbyllet plotësisht nëse presidenti amerikan Donald Tramp i plotëson kërcënimet e tij për të sulmuar objektet energjetike iraniane, njoftoi sot Korpusi i Gardës revolucionare islamike iraniane, raportuan mediat perëndimore.
- Post By Melahat Baftija
- 17:36, 22 mars, 2026
Teheran, 22 mars 2026 (MIA) - Ngushtica strategjike e Hormuzit do të mbyllet plotësisht nëse presidenti amerikan Donald Tramp i plotëson kërcënimet e tij për të sulmuar objektet energjetike iraniane, njoftoi sot Korpusi i Gardës revolucionare islamike iraniane, raportuan mediat perëndimore.
Trampi dje kërcënoi se do të "shkatërrojë" termocentralet iraniane nëse Teherani nuk e hap plotësisht Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orëve, që është një përshkallëzim i ndjeshëm i tensioneve vetëm një ditë pasi presidenti i SHBA-së foli për një "fund gradual" të luftës, e cila ka vazhduar për katër javë.
Në deklaratën e saj të sotme, Garda iraniane shtoi se kompanitë që përfshijnë interesa amerikane do të "shkatërrohen plotësisht" nëse objektet energjetike iraniane sulmohen nga Uashingtoni dhe se objektet energjetike në vendet ku ndodhen bazat amerikane do të jenë objektiva "legjitime". mb/