• e diel, 01 shkurt 2026

FT: Ukraina do të marrë garancione amerikane të sigurisë nëse Donbasin ia lë Rusisë

FT: Ukraina do të marrë garancione amerikane të sigurisë nëse Donbasin ia lë Rusisë

Londër, 27 janar 2026 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp, i dërgoi sinjal Ukrainës se garancionet amerikane të sigurisë varen nga ajo nëse Kevi do të pajtohet me marrëveshjen paqësore që me siguri do të kërkojë nga ajo që rajonin Donbas ta lëshojë për Rusinë, publikoi sot "Fajnenshëll tajms", duke i'u referuar tetë personave të njoftuar me negociatat.

Uashingtoni, gjithashtu, tha se mund t'i ofrojë Ukrainës më shumë armë që ta forcojë ushtrinë e saj në kohë paqeje nëse Kievi pajtohet t'i tërheqë forcat nga pjesët e rajonit lindor që e kontrollon, publikoi gazeta.

Rojters ende nuk mund ta konfirmojë raportin, ndërsa Shtëpia e Bardhë nuk u përgjigj në kërkesën për koment.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski të dielën deklaroi se dokumenti amerikan për garancionet e sigurisë për Ukrainën është "100 për qind i gatshëm" dhe se Kievi tani pret kohën dhe vendin për nënshkrimin e tij.

Zelenski rregullisht pohon se në çdo marrëveshje paqësore eventuale me të cilin do t'i jepet fund luftës, integriteti territorial i Ukrainës duhet të ruhet.

Ukraina është gjithnjë më e pasigurtë nëse Uashingtoni do të obligohet në garancionet e sigurisë, tha për Fajnenshëll tajms një zyrtar i lartë ukrainas, duke thënë se SHBA "qëndron në vend çdo herë kur garancionet e sigurisë janë të gatshme të nënshkruhen".

Kievi dëshiron që garancionet të konfirmohen para se të heq dorë nga ndonjë territor. Megjithatë, SHBA beson se Ukraina duhet të heq dorë nga Donbasi për t'i dhënë fund luftës, ndërsa Trampi madje edhe nuk bën shtypje ndaj presidentit rus Vladimir Putin të heq dorë nga ajo kërkesë", shtohet në raport.

"Kjo është plotësisht e pasaktë - roli i vetëm i SHBA-së në procesin e paqes është t'i afrojë të dyja palët për të arritur marrëveshje", tha për "Fajnenshëll tajms", Ana Keli, zëvendës zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Një burim i njoftuar me qëndrimin e SHBA-së deklaroi për gazetën se Uashingtoni "nuk bën përpjekje për të imponuar çdo lëshim territorial të Ukrainës", duke shtuar se garancionet e sigurisë varen nga ajo nëse të dyja palët pajtohen me marrëveshjen e paqes.

Kremlini dje njoftoi se çështja për territoret mbetet thelbësore për çdo marrëveshje për ndërprerje të luftës në Ukrainë, publikoi agjencia TASS pas bisedave trilaterale  në Abu Dabi fundjavën e kaluar. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR