• e martë, 24 mars 2026

FSSH i ka bërë thirrje ISHP-së të cilët kanë aparatura për imazhe me rezonancë magnetike të kontrollojnë se sa helium kanë, çmimi i të cilit është rritur edhe pse është i disponueshëm në tregun evropian

FSSH i ka bërë thirrje ISHP-së të cilët kanë aparatura për imazhe me rezonancë magnetike të kontrollojnë se sa helium kanë, çmimi i të cilit është rritur edhe pse është i disponueshëm në tregun evropian

Shkup, 23 mars 2026 (MIA) - Fondi i Sigurimit Shëndetësor ka dërguar paralajmërim deri tek institucionet shëndetësore publike që kanë aparatura për rezonancë magnetike të kontrollojnë se sa helium kanë, pasi çmimet e këtij gazi janë rritur pas luftës në Iran. Këtë sot e theksoi drejtori i FSSH-së, Sashko Klekovski. 

Dërguam paralajmërim deri tek institucionet shëndetësore publike që kanë rezonancë magnetike për të kontrolluar gjendjen e aparaturave të tyre dhe gjendjen e heliumit, pasi heliumi është një nga lëndët e para që është prekur nga lufta në Iran. Dhe çmimet tashmë janë rritur për 30 për qind në tregun evropian. Pa helium nuk mund të punon rezonanca magnetike. Janë paralajmëruar të vazhdojnë me kontrollet", tha Klekovski.

Kemi kërkuar, shtoi ai, që të bëhen kontrolle në kohë mbi statusin e imazherisë me rezonancë magnetike në vend, ndërsa heliumi është ende i disponueshëm në tregun evropian. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR