Franca do të dërgojë gjeneratorë të energjisë elektrike në Ukrainë
- Post By Fitore Curri
- 21:33, 28 janar, 2026
Paris, 28 janar 2026 (MIA) – Presidenti francez, Emanuel Makron deklaroi sot se ka biseduar me homologun e tij ukrainas, Volodomir Zelenski, duke i dënuar sulmet më të reja ruse mbi Ukrainë.
Makroni shtoi se gjeneratorë të energjisë elektrike do të dërgohen në Ukrainë.
Vala më e re e sulmeve ruse solli ndërprerje të energjisë elektrike dhe ngrohjes në pjesën më të madhe të Ukrainës. Të dyja palët e sulmojnë infrastrukturën energjetike. fc/
Foto: Arkivi i EPA-s