Forcat pakistaneze të sigurisë vranë 41 militantë
- Forcat pakistaneze të sigurisë në dy operacione në pjesën jugperëndimore të vendit kanë vrarë 41 militantë.
- Post By Besnik Shuki
- 17:11, 30 janar, 2026
Islamabad, 30 janar 2026 (MIA) - Forcat pakistaneze të sigurisë në dy operacione në pjesën jugperëndimore të vendit kanë vrarë 41 militantë.
Në operacionin e parë, të zbatuar në rajonin Panxhur në provincën Beluxhistan janë vrarë 30, ndërsa në operacionin e dytë në rajonin Hanraj janë vrarë 11 militantë.
Armata pakistaneze kumtoi se "militantët e vrarë kanë marrë pjesë në një sërë sulmesh ndaj forcave të sigurisë dhe kanë grabitur banka" dhe potencoi se kanë përkrahje nga India.
Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari dhe kryeministri, Shehbaz Sharif i kanë lavdëruar forcat e sigurisë për "operacionet e suksesshme". bsh/
Foto: MIA arkiv