Fon der Lajen: BE-ja duhet t’i përshpejtojë përpjekjet drejt pavarësisë që të mund të mbrohet
- Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë përpjekjet e saj drejt pavarësisë për t'u mbrojtur në një botë që ndryshon me shpejtësi, deklaroi sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.
- Post By Fami Bajrami
- 10:24, 21 janar, 2026
Strasburg, 21 janar 2026 (MIA) – Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë përpjekjet e saj drejt pavarësisë për t'u mbrojtur në një botë që ndryshon me shpejtësi, deklaroi sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.
"Jemi në një udhëkryq. Evropa preferon dialog dhe zgjidhje, por ne jemi plotësisht të përgatitur të veprojmë, nëse është e nevojshme, me unitet, urgjencë dhe vendosmëri", tha Fon der Lajen në fjalimin para Parlamentit Evropian.
Ajo theksoi se “në këtë botë të paligjshmërisë në rritje, Evropa ka nevojë për levat e veta të pushtetit”.
"I njohim ato– një ekonomi e fortë, një treg i vetëm prosperues dhe një bazë industriale, një kapacitet i fortë për inovacion dhe teknologji, shoqëri të bashkuara dhe mbi të gjitha, një aftësi e vërtetë që të mbrohemi", tha Fon der Lajen.
Ajo theksoi se është “më e rëndësishme se kurrë” të vazhdohet me fokusin në Ukrainë dhe se Bashkimi Evropian do të bashkëpunojë me SHBA-në dhe partnerë të tjerë për të forcuar sigurinë në rajonin e Arktikut.
Foto: Skrinshot- Lajen në X