• e enjte, 16 prill 2026

Filipçe: Qeveria nuk ndërmori masa në kohë për të mbrojtur qytetarët

Filipçe: Qeveria nuk ndërmori masa në kohë për të mbrojtur qytetarët

Shkup, 4 prill 2026 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe kërkon që Qeveria të pranojë masat e propozuara që LSDM-ja i kishte ofruar më parë për të mbrojtur qytetarët nga goditje e çmimeve për shkak të krizës, si dhe të shqyrtojë opsionet për shkak të paralajmërimeve për mungesë të mundshme të karburantit. Dhe ajo që Qeveria tani po ofron ose do të shqyrtojë ende, thotë ai, janë masa të LSDM-së që qeveria i pranon me vonesë dhe qytetarët tashmë po i ndiejnë pasojat dhe e kanë paguar çmimin.

"Apeloj për dy gjëra. Apeloj që Qeveria të zgjohet, kryeministri të fillojë të jetojë në realitet këtu në vendin tonë, të ndalojë së udhëhequri Qeverinë në mënyrë amatoreske, të paktën të mendojë pak, të mendojë se si jetojnë qytetarët dhe të pranojë masat tona të propozuara, një pako masash që tani edhe pse është vonë që të kenë ndonjë efekt. Nëse do të ishin pranuar disa javë më parë, nuk do të kishte tronditje të tilla çmimesh për qytetarët dhe as produkte dhe segmente tjera nuk do të ishin në rrezik të rritjes së çmimeve, siç është rasti tani, përveç TVSH-së për ushqimet, karburantet, akcizat për karburantet dhe përgjysmimin e çmimeve të taksave. Së dyti, Qeveria duhet seriozisht të shqyrtojë opsionet për rritjen e rezervave shtetërore të naftës", ka thënë Filipçe në konferencë shtypi. 

Ai thotë se qeveria nuk ka asnjë komoditet, siç paralajmëron kryeministri, por duhet të shqyrtojë se cilat masa të pranojë ose të praktikojë.

"Tani do të shqyrtojmë ende disa nga masat që propozuam në periudhën e kaluar për t'u futur me qëllim që t'u ndihmojmë qytetarëve. E përsëris, vetëm disa nga masat do të shqyrtoheshin ende në një seancë qeveritare. Kryeministri nuk ka guximin të pranojë se masat janë të mira dhe se duhej të ishin zbatuar kur i propozuam ne, sepse atëherë ato masa do të kishin pasur efekt të vërtetë, domethënë, spiralja e rritjes së të gjitha çmimeve nuk do të kishte filluar, si rezultat i rritjes së çmimeve të karburanteve", tha lideri i LSDM-së.

Tha se ata paralajmëruan se rritja e çmimeve të karburanteve të cilën qeveria duhej ta kishte parandaluar, por nuk e bëri, do të tërheq rritje të gjithçkaje tjetër në vend - transportit, biznesit të kompanive dhe mbi të gjitha, siç tha ai, “asaj që qytetarët tashmë po e ndiejnë - rritjes së produkteve bazë ushqimore”.

"Kjo është provë se qytetarët janë lënë të kujdesen vetë, se as kryeministri dhe askush në Qeveri nuk ka dëshirë dhe jam i sigurt se ata as nuk kanë kapacitet për t'i ndihmuar qytetarët të ndërtojnë masa, t'i zbatojnë ato, për të zbutur këto goditje çmimesh", theksoi Filipçe.

Sipas tij, rrethana shtesë janë të dhënat dhe paralajmërimet e ekspertëve botërorë dhe organizatave ndërkombëtare se kriza do të zgjasë.

"E përsëris, kriza do të zgjasë. Efektet e këqija të krizës ende nuk kanë ardhur. Ekspertët paralajmërojnë se edhe nëse lufta nesër mbaron, kriza nuk do të mbarojë", tha Filipçe.

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR