• e diel, 01 shkurt 2026

Filipçe paralajmëron padi nëse konfirmohet se nuk ka faj në rastin me Zhan Mitrevin

Filipçe paralajmëron padi nëse konfirmohet se nuk ka faj në rastin me Zhan Mitrevin

Shkup, 29 janar 2026 (MIA) – Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe paralajmëron padi kundër pronarit të klinikës private Zhan Mitrev nëse konfirmohet se nuk janë të sakta akuzat se bashkë me ish liderin e LSDM-së Zoran Zaev bënin reket me qëllim që të merrnin një pjesë të aksioneve të pronësisë në klinikë. 

“Nëse Zhan Mitrevi ishte viktimë e një reketi të tillë siç thotë, çka ka bërë deri më tani? Pse ai nuk parashtron padi, por Prokuroria në bazë të zërave. Por, sido që të jetë, le ta përfundojnë analizën, ndërsa pastaj pasi të konfirmohet se unë nuk kam kurrfarë faji, do të parashtroj padi private për shkeljen e nderit dhe imazhit sepse nuk do të lejoj me gjëra të tilla bandite, mua të më dëmtohet nderi dhe imazhi”, deklaroi sot Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas konferencës për media. 

Kardiologu i njohur dhe pronar i klinikës Zhan Mitrev në një emision theksoi se gjatë krizës së koronës i ishte bërë presion nga ana e kryeministrit të atëhershëm dhe ministër i Shëndetësisë me qëllim që të marrin një pjesë së aksioneve të pronësisë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR