Filipçe për heqjen e qeverisë teknike: Nëse është miratuar me konsensus, le të hiqet me konsensus
- Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë mbetet në qëndrimin se nuk do të përkrah heqje të qeverisë teknike. Nëse është miratuar me konsensus, le të hiqet me konsensus, thonë nga LSDM-ja.
- Post By Besnik Shuki
- 15:56, 29 janar, 2026
Shkup, 29 janar 2026 (MIA) - Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë mbetet në qëndrimin se nuk do të përkrah heqje të qeverisë teknike. Nëse është miratuar me konsensus, le të hiqet me konsensus, thonë nga LSDM-ja.
Kryetari i LSDM-së sot në konferencë për shtyp tha se "qeveria teknike duhet të mbetet pasi kushtet për heqjen e saj nuk janë pjekur".
" Vlerësojmë se është një truk politik që qeveria të miratojë një ligj me të cilin qeveria teknike do të mbetet tani, ndërsa në ciklin e ardhshëm zgjedhor do të hiqet. Ne besojmë se qeveria teknike duhet të mbetet sepse kushtet për këtë nuk janë pjekur. Sa i përket kontrollit të institucioneve dhe arsyeve pse është vendosur fillimisht, ato kushte janë ende aty - abuzimi i institucioneve ende ekziston, nëse jo edhe më brutalisht, ndërsa e pamë gjatë zgjedhjeve lokale me abuzimin e policisë, kështu që, thjesht, shoqëria, si atëherë, nuk është e pjekur për të shfuqizuar qeverinë teknike", tha Filipçe në përgjigje të pyetjes së gazetarit.
Në takimin e fundit të liderëve, të mbajtur në Klubin e deputetëve, ku nuk ka marrë pjesë lideri i LSDM-së, është arritur marrëvehsje që qeveria teknike tani të mbetet, por të hiqet me ciklin zgjedhor pastaj. bsh/
Foto: MIA arkiv