LSDM nuk do t’i mbështesë ndryshimet ligjore për “Qytet të sigurt”
- Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, sot në një konferencë për media në përgjigje të pyetjes së gazetarëve tha se nuk do t'i mbështesin ndryshimet në Ligjin për kundërvajtje për sistemin "Qytet i sigurt", sepse sipas tij, "nuk është shpjeguar qartë se si do të kontrollohet baza e madhe e të dhënave".
- Post By Fami Bajrami
- 13:22, 21 janar, 2026
Shkup, 21 janar 2026 (MIA) - Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, sot në një konferencë për media në përgjigje të pyetjes së gazetarëve tha se nuk do t'i mbështesin ndryshimet në Ligjin për kundërvajtje për sistemin "Qytet i sigurt", sepse sipas tij, "nuk është shpjeguar qartë se si do të kontrollohet baza e madhe e të dhënave".
"Lidhur me sistemin 'Qytet i sigurt' dhe Ligjin për kundërvajtje, ne nuk do ta mbështesim atë ligj. Nuk jemi kundër sigurisë në komunikacion, dëshmi për këtë është se e kemi filluar. Megjithatë, nuk mund të lejojmë që sistemi të implementohet pjesërisht. Përveç që jemi për sigurinë në komunikacion, ne jemi edhe për sigurinë e të dhënave, të cilën qeveria as nuk e komenton dhe as nuk përpiqet ta rregullojë. U ulën në tryezë në takimin e liderëve, u dakorduan, do të shohim se çfarë rezultati-marrëveshje tjetër ka nga ai 'pazar'", tha Filipçe.
Ai theksoi se LSDM është opozitë konstruktive, por, siç tha "nuk jemi një opozitë e kontrolluar dhe nuk do të lejojmë të mbështesim një ligj, ku aspekte serioze nuk janë rregulluar dhe kjo është baza e madhe e të dhënave për të cilën askush në ligj nuk tregon se si do të kontrollohet".
Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në lidhje me anëtarët e LSDM-së në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), ai konfirmoi se për kryetar kanë propozuar Bojan Mariçiqin, ndërsa për anëtar, kryetarin e deritashëm Boris Kondarko.
"Mendoj se ata janë profesionistë të dëshmuar, juristë, kanë përvojë të gjerë dhe do ta kryejnë mirë punën e tyre", ka thënë tha Filipçe.
Foto: MIA