Fidan: Turqia është e gatshme të jetë nikoqire e raundit të ardhshëm të bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës
- Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan sot në një bisedë telefonike me homologun e tij rus Sergei Lavrov përsëriti se Turqia është e gatshme të presë raundin e ardhshëm të negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës.
- Post By Melahat Baftija
- 18:07, 17 mars, 2026
Ankara, 17 mars 2026 (MIA) - Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan sot në një bisedë telefonike me homologun e tij rus Sergei Lavrov përsëriti se Turqia është e gatshme të presë raundin e ardhshëm të negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës.
Siç u tha në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Fidan i theksoi rreziqet e vazhdimit të luftës, si në vendet e rajonit ashtu edhe në nivel ndërkombëtar.
Dy ministrat diskutuan gjithashtu edhe për sigurinë energjetike. mb/
Foto: MIA